Kreu i PDK’së, Kadri Veseli ka përkujtuar dëshmorët që kanë rënë në frontet e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ka thënë se vendi ka arritur shumë falë sakrificës së tyre, por se Kosova nuk është akoma ajo që ata kanë ëndërruar, derisa ka përmendur edhe abuzimet me listat e veteranëve.
Përmes një postimi në Facebook, Veseli ka deklaruar se për të nderuar kujtimin e veprës së tyre, duhet të hiqen nga listat veteranët e rremë.
“Për të nderuar kujtimin e veprës së tyre, ne duhet t’ia heqim njollën që i është vënë luftës sonë çlirimtare prej abuzimit me veteranët e rremë. Ua kemi borxh dëshmoreve që të bëjmë më të mirën për UÇK-në dhe vendin tone”, ka shkruar Veseli.