Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli, në ceremoninë përmbyllëse të 20 vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, ka thënë se policia ka rol të rëndësishëm në luftën kundër krimit, korrupsionit dhe nepotizmit.
Sepse sipas tij, kjo do t’i hapë rrugë zhvillimit të vendit dhe nuk do të ketë nevojë ta lusin askënd për të liberalizuar vizat.
Më tutje, ai ka gjetur hapësirë të bëjë fushatë elektorale në këtë ceremoni, duke premtuar rritje pagash për policinë.
“Policia e Kosovës duhet dhe ka role te rëndësishëm në luftën kundër krimit, korrupsionit dhe nepotizmit, sepse me këtë do t`i hapë rrugë zhvillimit të vendit dhe më nuk kemi nevojë ta lusim askënd të na i liberalizoi vizat.
Do të bëjmë edhe më shumë për ta përkrahur Policinë e Kosovës, duke u ofruar kushte më të mira jete e pune dhe duke ua rritur pagat. Faleminderit që punoni çdo ditë që ne në këtë vend të jetojmë të lirë e të sigurt.”, ka thënë ai.