Ministri i Arsimit dhe Shkencës në Qeverinë e Kosovës, Ramë Likaj, ka nxjerrë një reagim ndaj kritikave dhe akuzave që i janë ngarkuar për të kaluarën dhe kapacitetin e tij akademik.
Likaj ka thënë se ai nuk zmbraset nga ato që ai i ka quajtur shpifje me tendenca kundër tij dhe Universitetit të Prishtinës.
Sot, në reagimin e tij, Ministri i Arsimit, Ramë Likaj, në mes të tjerash tha se punimet e tij dhe të kolegëve të tij janë në Scopus dhe se nuk janë tërhequr nga kjo platformë.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i përfaqësuesit të ORCAS, Rron Gjinovci, i cili pretendon se ato tashmë janë hequr, shkruan Telegramisot
Sipas Gjinovcit: “Ministri Likaj paska gënjy duke thanë se SCOPUS nuk i ka përjashtu revistat ku ai i ka publiku plagjiaturat e veta. Kjo ka ndodh në prill 2019”.
Mirëpo, sipas burimeve tona nga MAShT, vërtetohet se punimet e Ministrit Likaj, janë akoma në këtë planformë. Kjo shihet qartë në linqet e mëposhtme.
https://www.scopus.com/authid/detail.uri?authorId=55229331200
https://publons.com/researcher/1707723/rame-likaj/
https://masht.rks-gov.net/uploads/2020/06/cv-rame-likaj-eng-1.pdf
https://masht.rks-gov.net/ministri