Qeveria e Kosovës në detyrë sot e ka mbajtur mbledhjen e radhës. Në këtë mbledhje janë marrë dy vendime.
Vendimi i parë ka të bëjë me themelimin e Komisionit Ndërministror për Investime Strategjike i cili do të drejtohet nga ministrja në detyrë e Ekonomisë, Rozeta Hajdari. Pjesë e këtij komisioni do të jenë edhe ministrat tjerë, përfshirë edhe ata të LDK-së, shkruan Ballkani.info.
Ndërkaq, vendimi dytë që e ka siguruar Ballkani.info, ka të bëjë me shfuqizimin e vendimeve të kaluar për karantinim për personat që hyjnë në Kosovë nga vendet tjera.
Me këtë vendim shfuqizohet vendimi i Qeverisë së Kosovës i datës 18 mars me të cilin Qendra e Studentëve në Prishtinë ishte caktuar si hapësirë karantine.
Po ashtu shfuqizohet edhe vendimin i datës 23 mars me të cilin ishte caktuar qendra për të huaj në Vranidoll si hapësirë karantine.
Ndërkaq, personat që gjenden në zonat e karantinës (Qendra e Studentëve dhe Vranidoll) t’i nënshtrohen testit për koronavirus dhe të njëjtit të lirohen ne vetëizolim për 14 ditët e ardhshme, nën mbikëqyrjen e ekipeve mjekësore.
Neni katët i këtij vendimi të sotëm ka të bëjë me personat që hyjnë në Republikën e Kosovës. Ata do të obligohen të vetizolohen për 14 ditët e ardhshme.
Po ashtu të gjitha vendet tjera që kanë rregulluar procedurat e karantinës janë shfuqizuar sot.
Vendimi hyn në fuqi më 30 maj.