Kur kartëmonedhat bëhen të papastra, banka qendrore e Gjermanisë, Bundesbank, i pastron.
Siç raporton Deutsche Welle në gjuhën serbe, këtë vit për shkak të përmbytjeve të korrikut, punonjësit e kësaj banke kanë shumë punë, transmeton Telegrafi.
Në fakt, ekspertët në bankë i pastrojnë kartëmonedhat dhe i kontrollojnë në detaje. Madje ata duhet të jenë të shpejtë që kartëmonedhat të mos ngjiten njëra me tjetrën.
Këtë vit ata kanë shumë punë, pasi shumë kartëmonedha vijnë nga zonat e goditura nga përmbytjet në pjesën perëndimore të Gjermanisë.
Në bankë tashmë janë dërguar rreth 50 milionë euro. Paratë e pastruara i kthehen pronarëve, e ky shërbim i bankës qendrore të Gjermanisë kryhet pa pagesë.