Pandemia COVID-19 ka bërë që skuadra nga Gjakova, KF Vëllaznimi të humbas një investitor nga Gjermania.
E gjitha kjo është bërë e ditur me anë të një postimi të kësaj skuadre në llogarinë zyrtare në Facebook.
Bëhet e ditur se gjermani Franck Gerber ishte i interesuar të investojë te Vëllaznimi që nga muaji prill, por virusi në fjalë bëri që gjitha planifikimet të dështojnë, kështu duke rrezikuar edhe fillimin e kampionatit te kjo skuadër si pasojë e mos fillimit në kohë të fazës përgatitore.
Por, në ndihmë skuadrës ‘kuqezi’ i ka dalur ish-kryetari i këtij klubi, Shkëlzen Gashi i cili ka shprehur gadishmërin për ndihmes të ekipit deri në një zgjedhje përfundimtare.