Një person ka denoncuar në Polici vëllain e tij me akuzën se ka tentuar ta sulmojë me vegël pune, saktësisht me kosë dore.
Gazeta Online “Reporteri.net” mëson se rasti ka ndodhur ditën e premte rreth orës 20:00 në komunën e Fushë Kosovës.
Burime të Gazetës brenda Policisë së Kosovës bëjnë të ditur se lidhur me rastin është kontaktuar prokurorja kujdestare, e cila ka udhëzuar që të inicohet rast për kanosje.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë.
Konfliket mes vëllezërve në Kosovë nuk janë të rralla.
Kujtojmë se Reporteri ka raportuar ditë më parë edhe për një konflikt fizik mes vëllezërve në komunën e Drenasit.
Një shtyllë elektrike është bërë shkas që vëllezërit bashkë me djemtë e tyre të rrihen me tërfurk e të gjuhen me gurë e tjegulla, shkruan Reporteri.net.
Nga ky sherr banal sipas policisë janë lënduar të gjithë pjesëmarrësit në në konflikt.