Smajl Rugova është në përkrahje të Ndryshimit në Istog. Vëllau i drejtorit të Shërbimeve Publike në Komunën e Istogut, Enver Rugovës dhe ish-deputetit të LDK-së, Naser Rugovës, ka përkrahur kandidatin për ndryshim, Bekë Berisha.
Me një fjalim mbrëmë para të pranishmëve, Smajl Rugova ka akuzuar LDK-në e Istogut se është parti e korruptuar dhe e vërshuar nga familjarizmi.
Në përkrahje të Bekë Berishës kanë dalur edhe zyrtarë të lartë të Vetëvendosjes e PDK-së në Istog.