Bëri disa vjet burgim pasi vrau një burrë që bashkëshortja e gënjeu se e kishte përdhunuar. Ndërkohë që ishte në burg, e shoqja shkoi me të vëllanë. Pasi doli nga burgu, vëllai e vrau me plumb në kokë që të mos zbulohej lidhja.
Gjithçka u zbulua pas një rrëfimi në varreza.
Duket si telenovelë, por kjo është historia e pabesueshme e Hasan Akmanit nga qyteti Umraniye i Turqisë, i cili u vra prej vëllait të tij disa muaj më parë, duke bërë që autoritetet të kërkonin mbi shkaqet e krimit brenda në familje.
Siç bën me dije “Milliyet”, Hasan Akmani u vra prej vëllait të tij Ecevit Akman me një plumb në kokë pasi ky i fundit i frikësohej faktit se vëllai më i madh do të zbulonte lidhjen që ai kishte me kunatën.
Ngjarja e rëndë ndodhi pasi Hasani ishte liruar nga burgu për shkak të pandemisë dhe shkoi në shtëpi. Ndërkohë që ia ishte në burg, bashkëshortja e tij kishte krijuar një lidhje me të vëllain, Ecevit duke e vijuar prej më shumë se dy vjetësh.
Kunata kishte filmuar disa herë me celular kontaktet e tyre seksuale duke e kërcënuar se do t’ia tregonte ato bashkëshortit kur të kthehej në shtëpi.
Madje, mediat turke raportojnë se dy tradhtarët kishin bërë edhe një plan për vrasjen e Hasanit, por që në rrëfimin para policisë, gruaja theksoi se ishte tërhequr dhe vrasjen e kishte bërë Eceviti me kokën e tij.
Vrau përdhunuesin e gabuar
Familjarët e Hasanit dhe Ecevitit tregojnë për mediat turke se që kur ajo grua kishte hyrë në shtëpi, aty kishte filluar derdhja e gjakut.
“Ajo kishte një fëmijë dhe vëllai jonë e mori për grua. Një ditë tha se do të shkonte në bankë dhe nuk u kthye gjithë mbrëmjen. Kur erdhi, tha se e kishin përdhunuar. Një ditë, në shtëpinë tonë vjen një burrë dhe ajo i thotë Hasanit që e kishtë përdhunuar ai person. Hasani mori thikën dhe e vrau atë burrë, por më pas u zbulua se ai nuk kishte asnjë faj. Pastaj Hasani përfundoi në burg dhe zbuluam se ajo kishte nisur një lidhje me vëllain tjetër, Ecevitin”, tregon motra e shtëpisë.
Abortuan një fëmijë
Ndërkohë që Hasani ishte në burg, gruaja e tij kishte abortuar edhe një fëmijë që e kishte me vëllain tjetër, sipas familjarëve.
“Lidhjen e kishin prej më shumë se dy vitesh. Madje, mësuam se kanë abortuar edhe një fëmijë që e kishte me Ecevitin”, vijon motra.
Rrëfimi tek varri
Ndërgjegja kishte bërë punën e saj tek gruaja e Hasanit, e cila pas vdekjes një ditë vendos të shkojë tek varri i tij. Ndërkohë, motra e familjes e ndjek nga pas dhe filmon gjithçka.
“Kur shkoi te varri filloi të rrëfente gjithçka. Aty mësuam çfarë kishte ndodhur midis saj dhe Ecevitit”, tregojnë familjarët.