Ministri i Punëve të Brendshme Agim Veliu do të vizitojë komunën e Podujevës ku do të pritet nga nënkryetari i kësaj komune, Nexhmi Rudari.
Vizita do të nisë nga ora 15:00 në objektin e Kuvendit Komunal të Podujevës.
Më pas, vizita do të vazhdojë në Stacionin Policor të këtij qyteti, si dhe në pikëkalimin kufitar në Merdare.