Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ka zhvilluar sot një takim me kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqin.
Veliu ka njoftuar se gjatë këtij takimi është diskutuar për situatën e përgjithshme rreth menaxhimit të pandemisë COVID-19.
“Jemi të vetëdijshëm që ky sektor është goditur më së shumti si pasojë e masave kufizuese, andaj shqyrtuam mundesinë e heqjes së disa kufizimeve për biznese”.
“Po ashtu, biseduam edhe për format e angazhimit tonë të përbashkët për vetëdijesimin e bizneseve në zbatimin e masave mbrojtëse”