Në janar të këtij viti, 27-vjeçari Egzon Kryeziu nga Prishtina kishte marrë lëndime të rënda trupore nga një aksident rrugor që kishte ndodhur në aksin rrugor Ferizaj-Prishtinë.
Pas nëntë muajsh luftë me jetën, Kryeziu ka vdekur në një prej spitaleve të Stambollit në orët e para të mëngjesit të 28 shtatorit, shkruan Gazeta Express.
Sipas njoftimit të familjes trupi i pajetë i Egzonit do të varroset nesër më 29 shator në varrezat e Dragodanit (Prishtinë) në kohën kur falet namazi i drekës.