Tre pacientë kanë ndërruar jetë në orët e vona të mbrëmjes në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit.
Dy prej tyre kanë qenë të konfirmuar me infeksion nga COVID-19.
“Me keqardhje ju njoftoj se 3 pacientë kanë ndërruar jetë në orët e vona të mbrëmjes. Dy pacientë kanë kanë qenë mjekim intensiv, ndërkaq tjetri në repartin e infektives. Prej tyre, dy rastet kanë qenë të konfirmuara me infeksion me COVID-19. Ju shpreh ngushëllime familjeve në emër të stafit”, ka thënë për Mediafokus.info, drejtori klinik i Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit, anesteziologu Ukshin Ismaili.
Me dy rastet e fundit, numri total i vdekjeve në Gjilan si pasojë e COVID-19 shkon në 16.
Kreu i Gjilanit, Luttfi Haziri, ka kritikuar ashpër kryeministrin Avdullah Hoti, duke thënë se kryetarët e komunave i ngarkuan me detyra, por pa kapacitete.
“Situata po del në padëgjueshmëri qytetare, në mënyrën qysh po menaxhohet. Nëse nuk marrin vendime në koordinim me kryetarët e Komunave, le ta dinë se unë si kryetar i Komunës nuk i ndahem qytetarëve të mi. Unë në ora 21:05 dalë e festoj në Gjilan ose marr pjesë në funerale sepse na kanë dhanë detyra pa kapacitete. Ne nuk jemi kryetarë me numëru kufoma, por me evitu kufoma”, ka thënë Haziri