Një person që po merrte trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, është ndarë nga jeta mbrëmë, rreth orës 21:20.
Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24-orësh, ku thuhet se kjo vdekje është duke u hetuar.
“Është raportuar se ka vdekur viktima mashkull kosovar, i cili ishte duke u trajtuar ne QKUK. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet ndër të tjera në raportin e Policisë, duke mos dhënë më shumë detaje lidhur me rastin.