Një person ka vdekur sot në Objektin e vjetër të Komunës së Prishtinës.
Lajmin për Reporterin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Viktima fillimisht ishte alivanosur derisa ishte brenda objektit të komunës dhe me të arritur policia në vendin e ngjarjes është konstatuar vdekja e tij.
“Sot rreth 08:30, kemi pranuar informatën për një person të alivanosur rrugën UÇK në Prishtinë, saktësisht në ndërtesën e Komunës. Me të arritë në vend ngjarje është konstatuar se personi është pa shenja jete. Viktimë në këtë rast është një person (mashkull), vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, ka thënë Ahmeti për Reporterin.
Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin.