Sot ka vdekur një 71-vjeçar nga Prizreni, i infektuar me COVID-19.
Lajmin e ka bërë të ditur Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, përmes një postimi në faqen zyrtare.
“Sot, në repartin e Mjekimit Intensiv në Klinikën Infektive ka ndërruar jetë pacienti 71 vjeçar nga komuna e Prizrenit, i pranuar me 05.06.2020, i cili përveç infeksionit me Covid -19, kishte edhe sëmundje tjera shoqëruese”, thuhet në njoftim.
Aktualisht në Infektivë janë duke u trajtuar 32 të prekur me COVID-19.
18 raste janë në gjendje stabile, derisa 12 raste janë duke u trajtuar në repart me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.
“Në repartin e Mjekimit Intensiv janë duke u trajtuar 2 raste në gjendje kritike me frymëmarrje të asistuar dhe përkujdesje intensive”, thuhet në njoftim.
Deri tash kanë vdekur edhe 31 pacientë të tjerë në Kosovë. Numri i të infektuarve deri tash ka shkuar në 1 mijë e 384 persona. Janë shëruar deri tash 921 pacientë.