Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ka njoftuar se dje në orët e pasdites, pacienti A.H. (1961) nga komuna e Prizrenit, i diagnostikuar me Covid-19, përkundër përkujdesjes maksimale të personalit mjekësor ka ndërruar jetë.
“I njëjti po trajtohej prej ditësh në Mjekimin intensiv të Klinikës Infektive dhe kishte edhe sëmundje tjetër shoqëruese”, thuhet në njoftimin e MSH-së.
Viktima e 30-të, nga COVID-19 në Kosovë është Agim Hoxha dhe ishte 59 vjeçar.
I ndjeri ishte edhe pjesë e LDK-së në komunën e Prizrenit. Kjo degë madje i ka shprehur telegram ngushëllimi familjarëve.
Ky është postimi i plotë i kryetarit të kësaj dege, Anton Quni:
Lidhja Demokratike e Prizrenit ka humbur aktivistin e devotshëm, ish-kryetarin e nëndeges së fshatit Randobravë, mësuesin dhe qytetarin e përkushtuar për dije, arsim e përparim të vendit të vet, Agim Hoxha, i cili sot ndërroi jetë në moshën 59 vjecare.
Agimi do të mbetët në kujtesë si njeri pozitiv e optimist, i dashur dhe bujar, mik e shok i sinqert dhe aktivist e veprimtar i palodhur. E donte Kosovën dhe besonte në të ardhmen e saj.
Do të na mungoi shumë.
Dega e LDK-së së Prizrenit i shprehë ngushëllime të sinqerta familjës Hoxha, miqëve, bashkëpartiakëve, bashkëveprimtarëve, kolegëve arsimtar, dhe gjithë fshatit Randobravë.
Shpirti i bëftë dritë!
U prehtë në paqen e amshueshme!
Lamtumirë, Agim!