Anesteziologu i Spitalit të Ferizajt Dr. Afrim Tasholli, ka humbur betejën me koronavirusin.
Lajmin e ka konfirmuar kryetari i Ferizajt, Agim Aliu. Në postimin e Aliut thuhet se shëndetësia e Ferizajt humbi njërin nga emrat më të spikatur e më të dashurin profesionist.
Tutje, ai ka shprehur ngushëllime familjes, kolegëve të tij, gjithë komunitetit shëndetësor e bashkëqytetarëve ferizajas.
Njoftimi i plotë i kryetarit:
Me dhembje të madhe e zemërthyer, mora lajmin për ndarjen nga jeta të profesionistit të rrallë, qytetarit shembullor, mikut tim të shtrenjtë, Dr. Afrim Tasholli.
Ferizaj është në zi, shëndetësia e Ferizajt humbi njërin nga emrat më të spikatur e më të dashurin profesionist.
Pa fjalë, i tronditur nga kjo ndarje e parakohshme nga jeta, i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes Tasholli, kolegëve të tij, gjithë komunitetit shëndetësor e bashkëqytetarëve ferizajas.
Dritë pastë shpirti i tij!