Një vdekje e dyshimtë është raportuar të ketë ndodhur dje në Prizren.
Policia në raportin 24 orësh ka thënë se viktima mashkull kosovar ishte sjellë në spitalin rajonal pa shenja jete, vdekjen të cilit e ka konstatuar mjeku.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore.
“VDEKJE E DYSHIMTË
Prizren, 22.07.2021 – NN. Është raportuar se viktima mashkull kosovar ishte sjellë në spitalin rajonal pa shenja jete, vdekjen të cilit e ka konstatuar mjeku. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore. Me urdhër të prokurorit viktima është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e policisë së Kosovës.