Të dielën në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës ka vdekur një person i cili ishte aksidentuar me datën 16.11.2020, në magjistralen Prishtinë-Pejë, saktësisht në Komoran, njofton raporti 24 orësh i policisë.
Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET
Rr. Prishtinë –Pejë, Komoran 16.11.2020-13:30. Me 29.11.2020 është raportuar se një mashkull kosovar, i cili ishte duke u trajtuar ne QKUK i lënduar në aksident, sot me dt.29.11.2020- ka ndërruar jetë . Me vendim te prokurorit trupi i pa jetë është dërguar ne IML për Obduksion .