Ka vdekur në moshën 88-vjeçare, krijuesi i biskotave “Plazma”, Petar Tutavac.
Tutavac cilësohej si profesionisti i parë i biskotave në ish-Jugosllavi, shkruan portali “Index”.
Ai lindi në vitin 1934 në në Slivno, afër Dubrovnikut.
Tutavac ishte punësuar në fabrikën e “Krash” në Zagreb në viti 1949, e cila ishte njëra nga industritë e para të ëmbëlsirave në atë kohë.
Ndërsa, biskota “Plazma” llogaritet kurora e karrierës së tij.
“Plazma” e Petar Tutavacit u zhvillua në Pozharevc të Serbisë, ku edhe themeloi fabrikën “Bambi”, që sot është në pronësi të “Coca Colas”.
Shumë para biskotës “Plazma”, italianët më 1902 kishin nisur të prodhonin biskotën “Plasmon”, e ngjashme në shije dhe në dukje me “Plazmën”, që nisi të prodhohet më 1967.
Kujtojmë se biskotat “Plazma” janë të njohura edhe në Kosovë.