Është ndarë nga jeta në moshën 77-vjeçare ish ministri i Bujqësisë dhe ish deputeti i Partisë Demokratike në Shqipëri, Hasan Halili.
Shkak ka qenë një infrakt kardiak, raportojnë mediet në Shqipëri.
Sipas familjarëve, varrimi do të bëhet ditën e nesërme, ora 12.00, në Dukat të Vlorës.
Si u qëllua Pjerin Xhuvani me plumb në kokë pas sherrit në lokal
Hasan Halili ka qenë deputet i Partisë Demokratike, ish-ministër i Bujqësisë dhe për një vit ministër pa portofol në qeverinë Meksi në vitet 1992-97, raporton Ora News.