Është ndarë nga jeta ish-luftëtari e ish-i burgosuri politik, Avni Ahmeti nga Ponosheci i Gjakovës.
Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e kanë bërë me dije familjarët e tij të cilët edhe kanë treguar për kohën dhe vendin e varrimit.
“Pas një sëmundje të gjatë e të rëndë, sot ndërroi jetë vëllai ynë, Avni Ahmeti, në moshën 46-vjeçare, (20 qershor 1974 – 27 prill 2020), duke lënë pas bashkëshorten dhe dy djem. Varrimi bëhet nesër në orën 13:00, në varrezën e familjes në Ponoshec.
I qoftë i lehtë dheu i Kosovës, për të cilën luftoi me pushkë në dorë dhe vuajti në burgje serbe”.