Ministri i Tregtisë dhe Industrisë në Qeverinë Hoti, Vesel Krasniqi, ka marrë një lajm të hidhur mëngjesin e sotëm.
Ai ka bërë të ditur se ka ndërruar jetë ish-luftëtari i UCK-së, Shpejtim Hazrolli.
Postimi i plotë:
I trishtë lajmi për vdekjen e parakohshme të bashkluftëtarit, bashkvendasit dhe shokut ton, Shpejtim Hazrolli.
Komandant Shpejtimi rrjedhë nga një familje atëdhetare, ishte Komandant i UÇK-së, u shqua me trimërinë e tij dhe veprimtarin e tij për çështjen kombëtare.
I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Hazrolli, bashkluftëtarëve, miqëve dhe gjithë atyre që e kanë njohur Shpejtimin.
Lavdi jetës dhe veprës suaj Komandant !