I riu nga Istogu, Dolind Bujupaj, ka ndërruar jetë si pasojë e goditjes nga vetura m; 23 korrik të këtij viti.
Ditën kur ndodhi aksidenti, Dolindi ishte dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Pejës, për t’u transferuar më pas në QKUK, ku ndërroi jetë sot.
Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha.
“I tronditur nga vdekja e hershme e nipit tim Dolindit, ngushëllime familjes dhe të gjithë atyre qe e njohën”, shkroi Berisha në Facebook