Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se rreth orës 16:00 në Qendrën Emergjencës së SHSKUK-së, ka ndërruar jetë i paraburgosuri me inicialet B.Ç.
I ndjeri, me rekomandim të mjekut të Qendrës së Paraburgimit në Prishtinë, ishte duruar në Qendrës Emergjentë ku për kundër ofrimit të ndihmës mjekësore ka ndërruar jetë.
Më poshtë njoftimi i plotë nga SHKK:
Në Qendrën e Emergjencës së SHSKUK-së vdes një i paraburgosur
Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se sot rreth orës 16:00, në Qendrën e Emergjencës së SHSKUK-së, ka ndërruar jetë i paraburgosuri me inicialet B. Ç, vit i lindjes 1958.
I paraburgosuri, rreth orës 13:20 me rekomandim te mjekut te Qendrës se Paraburgimit Prishtinë, është dërguar në Qendrën e Emergjencës së SHSKUK-së, ku për kundër ofrimit të ndihmës mjekësorë ka ndërruar jetë.
I njëjti ishte i dyshuar për Veprën Penale; Vrasje e rëndë.
Nga organet kompetente janë duke u zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të verifikoj shkakun e vdekjes.