Policia njofton se në Spitalin e Prizrenit ka ndërruar jetë një femër e cila kishte pësuar lëndime të rënda në një aksident trafiku që ka ndodhur më 19 shtator.
Sipas Policisë me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Reporti i plotë:
Prizren 19.09.2019 – 16:00. Me 06.10.2019 është raportuar se viktima femër K/Shqiptare e cila ka pësuar lëndime të rënda në aksident trafiku, ka ndërruar jetë në spitalin rajonal në Prizren. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.