Gjyqtari i Gjykatës Themelore të Prizrenit, Bashkim Beshi ka vdekur sot në moshën 52 vjeçare.
Beshi ka diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës në vitin 2006, kurse në vitin 2014 e kreu provimin e jurisprudencës.
Nga shkurti i vitit 2011 e deri në muajin qershor të vitit 2017, ka punuar si referent i lartë në Gjykatën Themelore në Prizren, ndërsa më 31.07.2017 është emëruar gjyqtar në Gjykatën Themelore në Prizren.
Beshi dikur ishte futbollist i klubit futbollistik “Liria” të Prizrenit, kurse deri në fillim të vitit 2011 ka qenë sekretar i këtij klubi.