Pak kohë më parë ka ndërruar jetë edhe personi i dytë që ishte plagosur sonte të Lagjja e Spitalit, në Prishtinë. Në QKUK kanë treguar për Express se personi i dytë që ka vdekur është M.Rafuna, 47 vjeçar.
“Po, ka vdekur personi i dytë, i cili përkundër përpjekjeve të mjekëve, për shkak të gjendjes së rendë nuk ka arritur të mbijetojë”, ka thënë për Express, Shpend Fazliu nga QKUK.
Fazliu ka thënë se i plagosuri nuk ka mund t’i mbijetoi plagëve të marra. “ Personi i vdekur është M. Rafuna”.
Ndërkohë që Policia e Kosovës ka thënë se ende nuk dihen motivet që çuan deri te ngjarja e rëndë në lagjen “Mati 1” në kryeqytet, dëshmitarët thonë se aty janë përfshirë familjet Rafuna dhe Mehmeti.
Gazeta Express ka raportuar se personi i parë që ka vdekur është B.Mehmeti, derisa të plagosur kanë mbetur, një 76 vjeçar me inicialet G.R dhe një 51 vjeçar me inicialet F.R.