Klinika Infektive ka njoftuar se sot në orët e pasdites, ka vdekur edhe një pacient i prekur me COVID-19.
Pacienti 53-vjeçar është nga Komuna e Prizrenit dhe ishte hospitalizuar në Klinikën Infektive të QKUK-së më 13.04.2020.
“Që nga fillimi ka qenë në gjendje shumë të rënde dhe në përkujdesje intensive.
Tek i sëmuri, gjate ecurisë së sëmundjes janë zhvilluar ndërlikime si pasojë e Covid -19, të cilat edhe përkundër të trajtimit intensiv, pamundësuan që pacienti t’i mbijetoi sëmundjes.
Kjo është vdekja e katërmbëdhjetë nga Covid-19 në Klinikën Infektive të QKUK-së dhe e 19-ta në nivel shteti”, thuhet në njoftim.