Është ndarë nga jeta në moshën 58-vjeçare Bekim Bauta, ish-gjyqtar shqiptar i UEFA-s.
Bauta ishte gjyqtar anësor në futbollin e Maqedonisë së Veriut dhe atë ndërkombëtar.
I ndjeri prej vitesh ishte edhe gjyqtar i UEFA-s.
58-vjeçari ka ndarë drejtësinë në 13 ndeshje (eliminatore të Kupës UEFA, ndeshje kualifikuese për Kampionat Botëror edhe evropian”.
Bekim Bauta përveç si gjyqtar ishte edhe anëtar i Këshillit Komunal të Strugës.
Lajmin për ndarjen nga jeta e kanë dhënë familjarët e Bautës.