Një vajzë e moshës 13 vjeçare ka humbur jetën sot në një pishinë. Ajo ishte dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Komoran, por atje kishte arritur pa shenja jete.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka konfrimaur rastin dhe ka treguar se policia është duke bërë hetimet për këtë rast.
“Policia ka pranuar informatën se sot pasdite një fëmijë i gjinisë femërore, rreth 13 vjeç dyshohet se ka qenë duke u larë ne një pishinë dhe e njëjta është sjellë në qendrën e Mjekësisë Familjare në Komoran ku edhe është konfirmuar se është pa shenja jete. Njesitët kompetente policore përfshirë hetuesinë kanë proceduar në vendin e incidentit për veprime të mëtejme”.
Disa dëshmitarë kanë thënë se ajo ishte mbytur në pishinën e Baicës së Lipjanit, por ende kjo informatë nuk është konfirmuar zyrtarisht.