Një person mashkull është gjendur pa shenja jete në Prishtinë.
Në raportin e Policisë figuron se viktima ishte një mashkull i shtetësisë rome, shkruan Ballkani.info
Njësitë relevante kanë dalë në lokacion, trupi i pajetë është dërguar për obduksion, derisa Policia e Kosovës po punon në zbardhjen e rastit.
Ky është raporti i plotë i PK-së:
Viktima mashkull K/Rom, është gjetur pa shenja jete mbrapa objektit të Rektoratit, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe prokurori i shtetit me urdhrin e të cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion