Policia ka raportuar se dje ka vdekur në rrethana të dyshimta viktima mashkull kosovar në Prishtinë.
Sipas policisë, viktima ishte duke punuar dhe ka pasur probleme shëndetësore i cili me ndihmë të shpejtë është dërguar në QKUK.
Pas kontrollit mjekësor nga mjeku është konstatuar se viktima kishte ndërruar jetë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili e ka cilësuar lëndën e rastit, ndërsa me urdhërin e tij trupi i pajetë i viktimës është iniciuar në IML për obduksion.
“Raportohet se viktima mashkull kosovar derisa kishte qenë duke punuar kishte pasur probleme shëndetësore i cili me ndihmë të shpejtë nga vendi i ngjarjes është dërguar në QKUK. Pas kontrollit mjekësor nga mjeku është konstatuar se viktima kishte ndërruar jetë.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili e ka cilësuar lëndën e rastit, ndërsa me urdhërin e tij trupi i pajetë i viktimës është iniciuar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.