Prokuroria Themelore në Pejë ka nisur hetimet për një rast të vdekjes në fshatin Rastavicë të Deçanit.
Burimet brenda kësaj prokurorie i kanë thënë se familjarët e viktimës dje e kanë raportuar rastin në polici, pasi që në trupin e pajetë kishin vërejtur disa gërvishtje.
Gërvishtjet në trupin e viktimës u vunë re nga familjarët në xhaminë e fshatit, ku e kishin dërguar për përgatitje të ceremonisë mortore.