Ka nisur seanca e radhës për rastin “Banjska”.
Në seancën e sotme do të dëshmojnë dy dëshmitarë të tjerë, pas seancës së djeshme ku dëshmoi polici Mirsad Kryeziu.
Kryeziu në detaje përshkroi momentin e sulmit që i mori jetën rreshterit Afrim Bunjaku.
Sakaq, deri tani të arrestuar dhe nën masën e paraburgimit për këtë rast janë: Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq.