Një person është therur me thikë mbrëm rreth orës 21:30 në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë.
Kështu ka bërë të ditur, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Sipas Policisë viktima po pranon trajtim mjekësor ndërsa Policia po punon në arrestimin e dy personave të dyshuar.
“Sot rreth orës 21:30, kemi marrë informatën se në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë, ka ndodhur një përleshje fizike në mes të disa personave. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga arma e ftohtë thikë është plagosur një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. Hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti, aktualisht janë duke punuar në arrestimin e dy personave të dyshuar të cilët janë identifikuar si të përfshirë në rast”, tha Ahmeti.
Ditëve të fund janë rritur krimet në Prishtinë, me vrasje, plagosje…