Rreth 100 shtëpi janë ndërtuar pa leje të institucioneve të Kosovës, në këtë pjesë të Komunës së Zveçanit.Shteti i Serbisë, në këtë vend, planifikon të ndërtojë edhe 200 shtëpi të tjera, ku pritet të vendosen rreth 1,500 serbë.
Përfaqësuesit e shqiptarëve në komunat veriore fajësojnë Qeverinë e Kosovës, se ka dështuar që ta ndalojë ndërtimin e këtij projekti të financuar nga Serbia.
Zëvendëskryesuesi i Kuvendit të Mitrovicës së Veriut, Bashkim Cimili, jetësimin e Luginës së Diellit e quan kolonizim.
Pavarësisht se Ministria e Mjedisit kishte urdhëruar Komunën e Zveçanit që ta ndalojë ndërtimin e Luginës së Diellit, vazhdimi i punimeve kishte bërë që kjo ministri ta dërgonte lëndën për kundërvajtje në Gjykatën Themelore të Mitrovicës.Ministria e Mjedisit nuk e kishte paditur
Komunën e Zveçanit, por kishte bërë vetëm kërkesë për kundërvajtje në Themeloren e Mitrovicës, raporton KTV.Në këtë gjykatë kanë konfirmuar se kjo lëndë është parashkruar në dhjetor të vitit të kaluar.