Në valën e emërimeve të familjarëve nga Qeveria Kurti, është njoftuar edhe emërimi i Dafina Gexha-Bunjakut në pozitën e zv/ministres të Shëndetësisë, shkruan Gazeta Metro.
Dafina Gexha-Bunjaku, gruaja e funksionarit Fatban Bunjaku, është emëruar sot zv/ministre e Shëndetësisë në Qeverinë Kurti 2, ndërsa në prill të vitit të kaluar ishte emëruar anëtare e bordit të përkohshëm të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës.
Bunjaku ka mbajtur disa funksione brenda LVV-së së Albin Kurtit. Aktualisht shërben si sekretar i një nënkomiteti të partisë.
Bashkëshorti I saj, Fatban Bunjaku, gjatë Qeverise Kurti 1, ishte emëruar këshilltar politik në Ministrinë Tregtisë.
Emërimet e familjarëve nuk janë të parët që nga formimi i Qeverisë Kurti 2, dje u njoftua se këshilltar politik i ministrit të shëndetësisë Arben Vitia, Sami Uka (vëllau i deputetit Fitim Uka).
Ndërsa xhaxhait të Glauk Konjufcës iu bë një vend si këshilltar i ministrit të mbrojtjes Armend Mehaj.