Syla përmes një postimi në Facebook ka shkruar se po vjen Ushtria Çlirimtare e Gërrnaçave, sipas tij, për ta çliruar Kosovën.
“Po vjen Ushtria Çlirimtare e Gërrnaçave (UÇG), me na çliru Republikën e Lirë të Kosovës.
Brigada e Kuqe 134, Autobusi Karl Marx nga UjstBurgu.
Brigada e Kuqe 112, Aeroplani Fridrich Engels nga HajmBurgu…… rrugës për në atdheun e kapur bërtitnin UÇG, VV…”, ka shkruar Syla.
Kujtojmë se jemi vetëm dy ditë larg nga zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen në vend.