Një rast i sulmit seksual ka ndodhur të të mërkurën në Gjilan, ku një ditë më pas është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar.
Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ku bëhet e ditur se pas rastit viktima është larguar nga shtëpia.
Gazeta Online “Reporteri.net” mëson se personat e përfshirë në rast janë babë e bijë.
Raportohet se viktima ka pranuar ndihmë mjekësore dhe pas procedurave policore është dërguar në strehimore.
I dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.