Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, përmes një postimi në “Facebook”, ka treguar se vajza e tij ka filluar punën e parë si kamariere, në hotelin e vet në Lugano.
“Krenar me vajzën time, Hanën, që sot i shërbeu xhaxhait të saj në hotelin tonë në Lugano, në të cilin është duke bërë trajnim. Unë gjithmonë i mësoj fëmijët e mi se asgjë në jetë nuk vjen pa punë”, shkruan Pacolli.
Përmes këtij postimi, kreu i AKR-së, ka përcjellë një mesazh që pavarësisht sa i pasur mund të jetë dikush, duhet të përcjell te fëmijët kulturën e punës.