Një vajzë ka rënë në lumin Bistrica në Pejë sot dhe e njëjta është shpëtuar nga qytetarët që ndodheshin në atë zonë.
Vajza është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës për të marrë ndihmën mjekësore.
Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Express zëdhënësi i Policisë së Rajonit të Pejës, Driton Rugova.
“Rreth orës 11:15, policia është njoftuar se tek ish-tregu i gjelbër një vajzë ka rënë në lum. Personi në fjalë është nxjerrë nga qytetarët dhe është dërguar në Spitalin e Pejës, por është jashtë rrezikut për jetën”, ka konfirmuar ai