Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me aksidentin që ndodhi dje në Bresalc të Gjilanit, ku si pasojë e lëndimeve vdiq një grua.
Sipas Policisë, edhe katër persona të tjerë kanë marrë lëndime. Në raport thuhet se në këtë aksident ishin të përfshira tri vetura, raporton Express.
“AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET – Fsh. Bresalc, Gjilan 31.10.2024 – 14:55. Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes të tre veturave. Si pasojë, pesë persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në emergjencën e Gjilanit, ku një femër ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raport.