Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë njoftuar se sirena alarmi janë aktivizuar në disa pjesë të Izraelit, pasi janë lëshuar raketa nga Irani.
Në një deklaratë zyrtare thuhet se:
“Pak më parë, IDF identifikoi raketa të lëshuara nga Irani drejt territorit të Shtetit të Izraelit. Sistemet mbrojtëse janë në funksion për të ndërprerë kërcënimin.
Me marrjen e alarmit, publiku udhëzohet të hyjë në hapësira të mbrojtura dhe të qëndrojë aty deri në njoftimin e radhës”, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Ky zhvillim vjen pasi ministri i jashtëm iranian, Seyed Abbas Araghchi, deklaroi më herët se veprimet ushtarake të Iranit do të vazhdonin deri në orën 04:00 sipas kohës së Teheranit.
Ndërkohë, ora në Teheran ka kaluar 06:00, duke ngritur shqetësime se sulmet po vazhdojnë përtej afatit të paralajmëruar dhe se tensionet janë duke u përshkallëzuar.