Forcat e Armatosura të Kosovës pritet të investojnë 3.2 milionë euro për furnizim me autoblinda të reja për nevoja të ushtrisë së Kosovës.
Në buxhetin për vitin 2020, Qeveria e Kosovës i ka ndarë 3 milionë e 240 mijë euro për Forcën e Sigurisë së Kosovës për të blerë autoblinda për nevoja të Ushtrisë së Kosovës.
Planifikimet e Qeverisë janë që pajisjet me autoblinda për FSK-në të mos ndalen as në vitet në vijim.
Qeveria e Kosovës ka planifikuar që për vitin 2021 dhe 2020 të investoj edhe 15.5 milionë euro tjera për autoblinda.
Buxheti total i Qeverisë së Kosovës për vitin 2020 pritet të jetë 2 miliardë e 356 milionë e 860 mijë e 914 euro