Ushtria amerikane po punon për një lloj të ri të armës lazer. Projekti u njoftua në një faqe në internet të Pentagonit të SHBA-së.
Emri i saj është Laser Pulsed Tactical Ultrashort dhe është për platformat e Ushtrisë amerikane, shkruan Vice.
Lazeri duhet të ketë një fuqi prej 1 deri në 5 terawat. Për krahasim: SHBA aktualisht përdor vetëm lazer në intervalin kilovat. Tani po punohet për një lazer me një megavat. Një terawat është një milion megavat, transmeton Telegrafi.
Lazeri i ri përdor teknologjinë e impulsit. Në vend të një trau të qëndrueshëm, lëshohen impulse jashtëzakonisht të shkurtra me fuqi jashtëzakonisht të lartë. Në rastin e Laser Pulsed Tactical Ultrashort, ky impuls terawat zgjat 200 femt sekonda. Një femtosekondë është 0.000000000000001 sekonda.
Nëse lazeri funksionon siç është planifikuar, droni armik mund të goditet shumë herë me impulse të forta brenda një sekonde.