Një ushtar serb i cili ka marrë pjesë në luftimet e “Pashtrikut” dhe ka qenë dëshmitar i forcës së treguar nga UÇK-ja në operacionin “Shigjeta”, tash e 20 vjet më parë, ka treguar për tmerrin që kanë përjetuar forcat serbe aso kohe.
Andirja Lukiq, sot 41 vjeçar, ishte paraqitur vullnetarisht që ta zgjeste kohën e shërbimit ushtarak dhe për 78 ditë ka qëndruar në Pashtrik.
Ai ka thënë se iu ka mbijetuar disa sulmeve të NATO-s dhe forcave të UÇK-së.
“Pashtriku, vendi ku forcat tona kanë luftuar me UÇK-në, të ndihmuar nga aviacioni i NATO-s, janë zhvilluar luftime të ashpra gjatë bombardimeve të Serbisë. Beteja në Pashtrik padrejtësisht ka mbetur e harruar, kështu që publiku në Serbi nuk ka qenë fare i vetëdijeshëm se çfarë ka ndodhur atje, derisa kohë më RTS nuk e ka emituar dokumentarin për betejat për Pashtrikun”, shkruan gazeta serbe.
Andija Lukiq, i cili sot jeton në Serbi, por thotë se është nga Podujeva, thotë se sërish do të mbronte atdheun, por se më se vështiri e kishte kur pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Kumanovës janë tërhequr nga Kosova.
Ai thotë se e mban mend detajisht gjithçka çfarë ka ndodhur në vitin 1998 dhe 1998 dhe sulmet e UÇK-së që kanë zgjatur nga 26 maji deri më 14 korrik.
“Në grupin tonë luftues, e cila i kishte 20 ushtarë të rregullt na sulmonin më shumë se qindra pjesëtarë të UÇK-së, të cilët kishin mbështetje logjistike nga NATO, por edhe nga radhet e Ushtrisë së Shqipërisë… Grupi i tyre kundërdiverzant nga e ashtuquajtura Brigada e
Atlantikur, e ushtruar në Kanada dhe Amerikë, na sulmonte çdo ditë. E kemi mbrojtur atdheun, duke e ditur se pas nesh është Serbia.
Pikërisht, e kemi mbrojtur njëri-tjetrin, më pas edhe bjeshkën, pasi që e dinim se nëse e marrin atë pjesë të Pashtrikut do të vazhdojnë sulmet edhe në Prizren, Gjakovë, Rahovec…”, thotë ai.
Ai si ushtar i rregullt ishte zhvendosur nga Prizreni.
Sipas tij, sulmin më të ashpër e kanë përjetuar më 27 maj, kur janë sulmuar nga më shumë se 150 ushtarë të UÇK-së.
“Në mesin e tyre, siç e kemi kuptuar më vonë ka qenë edhe njëri nga themeluesit e UÇK-së, Mujë Krasniqi. Ata janë hedhur në sulm në bazën tonë.
Nga tanët askush nuk ka pësuar, kurse prej tyre kanë pësuar 41 ushtarë, janë zënë robë pesë ose gjashtë. Ata më pas me ndërmjetësimin e Ëilliam Ëalkerit janë shkëmbyer me ushtarët tanë të kapur në Bajgorë”, thotë ai.
Ai tutje flet edhe për sulmet tjera të forcave të UÇK-së. “Derisa isha në pozicion të shtrirë, një grantë e goditi një rezervistë nga Leskovci. E di që kam vrapuar për t’i dhënë ndihmë, por nuk kishte shpëtim”, thonë tutje Lukiq.