Tre fëmijët që ushtari amerikan Martin Adler gjeti së bashku me shokun e tij të ushtrisë John Bronsky në një shportë, ndërsa luftonin përgjatë Vijës Gotike në vjeshtën e vitit ’44, tashmë kanë një identitet.
Ata janë Bruno, Mafalda dhe Giuliana Naldi dhe janë 83, 81 dhe 79 vjeç. Sot ata “takuan” virtualisht ushtarin, tashmë 96-vjeçar, i cili, midis shtatorit dhe tetorit të viti 1944, i gjeti në shtëpinë e tyre në Monterenzio në Bolonjë dhe u dha atyre nga një çokollatë.
Ditët e fundit Adler, i ndihmuar nga vajza e tij Rachelle, kishte nisur një apel me foto në faqen online të ushtrisë amerikane.
“Misioni u krye”, njoftoi gazetari dhe shkrimtari Matteo Incerti, i cili kishte lëshuar apelin.