Institutit Kinez i Arkitekturës dhe Projektimit UAD në Universitetin Zhejiang ka realizuar një vepër të mahnitshme.
Është ndërtuar një urë me gjatësi 526.14 metra e shtruar me tre shtresa xhami të kalitur me trashësi 4,5 cm, me një transparencë të jashtëzakonshme, gjë që e bën strukturën pothuajse plotësisht transparente deri në një nivel prej 99,15%, si dhe shumë rezistuese ndaj dëmtimeve, gërvishtjeve dhe thyerjeve, shkruan “TopChannel”.
Kjo zonë e Hongyagut, në kontenë Pingshan, Hebei, e vendosur në juglindje të Kinës, shpesh goditet nga tajfunet gjatë verës, kështu që dizajni i urës kërkonte fleksibilitet dhe rezistencë të madhe ndaj erërave të forta, transmeton lajmi.net.
Ekipi i projektit zhvilloi prova në një imitues dhe projektoi kabllo mbështetëse të zhdrejta për të rritur stabilitetin e urës.
Ura prej xhami është projektuar të mbajë deri në 3 mijë persona. Për të garantuar sigurinë e turistëve, pranohen vetëm 600 në radhë.
Kalimi mbi urën prej qelqi sigurisht që nuk është për ata me zemër të dobët, sepse vetë pamja e shkëmbinjve dhe lumit që rrjedh 201 metra më poshtë, mund t’ju zhvendosë vëmendjen nga ajo arritje.
Sidoqoftë, atraksioni i ri botëror tashmë ka tërhequr një numër të madh të adhuruesve të adrenalinës dhe ka inkurajuar zhvillimin e turizmit.